Ky veprim erdhi pasi shoferi i automjetit refuzoi të ndalet, tha për Radion Evropa e Lirë zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Branisllav Radoviq.
Ai tha se pjesëtarët e policisë kufitare gjuajtën në goma, për ta detyruar shoferin që të ndalet dhe se me këtë rast nuk pati të plagosur.
“Automjeti u largua në drejtim të fshatit Soçanica”, tha Radoviq, për të shtuar se furgoni u drejtua nga M.Z., nga Komuna e Leposaviqit.
Radoviq po ashtu tha se detajet e rastit do të përcaktohen nga hetimet e mëtejshme, informon REL.