Polici rus dënohet për 78 vrasje grash

73

Mikhail Popkov u dënua për vrasjen e 55 grave dhe një polici afër Irkutskut.

Ai ndodhej në burg për 22 vrasje të tjera.

53-vjeçari vrau gratë pasi u ofroi atyre udhëtime në makinën e tij natën vonë.

Të paktën 10 prej tyre u përdhunuan. Në tri raste, ai ishte në detyrë në makinën e policisë.

Popkov u kap në vitin 2012 pasi një përputhje e ADN-së identifikoi makinën e tij.

Viktimat ishin të gjitha femra të moshës 16 deri në 40 vjeç dhe një polic.

Vrasjet ndodhën mes viteve 1992 dhe 2007. Popkov i vrau viktimat në qytetin Angarsk, pranë Irkutskit, me sëpatë dhe çekiç. Më pas trupat e tyre të gjymtuar i hodhi në pyje, rrugë dhe në një varrezë lokale.

Popkov pohoi se po përpiqej të “pastronte” Angarsk nga gratë imorale, por kjo nuk ishte e vërtetë, pasi ai joshi të gjitha llojet e femrave në makinën e tij.

Mikhail tejkaloi numrin e të vrarëve nga Alexander Pichushkin, që mbante vendin e parë më 48 viktima dhe Andrei Chikatilo me 52 të vrarë gjatë epokës sovjetike.