Rregullat e prodhimit dhe administrimit të dokumentacionit janë të mirëpërcaktuara. Dyshimet duhet të jenë të pasqyruara. Këtë çështje duhet ta kishte vërtetuar deri në fund. Sepse qëllimi nuk është propagandimi i këtij veprimi se, në Gjadër ulet apo është ulur është çështje tjetër. Qëllimi është hetimi me detaje i çështjesh. Kush e realizon këtë trafik? Kur e realizuan? Kur do të vinë prapë? Si mund të kapen në flagrancë? Pra duhet vërtetuar gjithçka. Vetëm atëherë shërbimi e ka bërë punën. Shërbimi pa bërë këtë nuk ka bërë asgjë. Shërbimi ka barrën e provës për të vërtetuar të gjitha ato sa thuhen në këtë dokument. Dhe kjo vërtetohet duke paraqitur dokumentacionin shoqërues, nga i cili është prodhuar ky relacion. Unë nuk do ta doja aspak të isha në vendin e atij që e ka firmosur këtë dokument”, thotë Zambaku.
Zambaku ka shprehur habinë se, përse kjo shkresë nuk i ka shkuar Presidentit të Republikës, Bujar Nishani i cili deklaroi disa ditë më parë se, deri ditën që u bënë deklaratat në Parlament nuk ka patur informacion. “Një informacion i tillë duhet t’i shkonte patjetër Presidentit të Republikës si Komandant i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura sepse atij i dërgohen informacione shumë më të parëndësishme se ky”.