Policia greke nuk ka bërë akoma të ditur identitetin e shqiptarit të vrarë, i cili është qëlluar me gjashtë plumba në shpinë si edhe me goditje me thikë. Personit që ka humbur jetën, i është gjetur në dorë një pistoletë dhe një armë kallashnikov si edhe një tjetër pistoletë tek këmbet e tij. Ndërsa për personin e plagosur rëndë policia greke ka njoftuar se është dërguar me urgjencë në spital.
Përplasja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në kryqëzimin e Themistokliut dhe Koletit në Athinë. Media greke, shkruajnë se bëhet fjalë për ish-të dënuar, të cilët janë të armatosur dhe kanë një arsenal armësh.