Përdhunon të ëmën, arrestohet i riu

64

stuproJo shumë larg nga koha kur babai përdhunote vajzën e tij në Lushnje, opinioni publik tronditet sërish nga një tjetër inçest në Shqipëri. Këtë herë në Librazhd ku një 27-vjeçar ka përdhunuar nënën e tij. Për këtë ngjarje policia bënë të ditur se 27-vjeçari Astrit Miska dyshohet se pas mesnatës ka abuzuar sekualisht me nënën e tij me inicialet S.L 54 vjeç.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Dardhë të Komunës Hotolisht dhe ka qënë 54-vjeçarja, e cila e tronditur ka gjetur guximin dhe ka denonucar në polici djalin e saj. Në gjendje të rëndë psikologjike ajo i ka thënë uniformave blu se në orët e para të mëngjesit fëmija i saj ka kryer mardhënie seksuale me dhunë.

Policia e Librazhdit pas këtij denoncimi ka arrestuar 27-vjeçarin Astrit Miska me akuzën e kryerjes së marrëdhënieve seksuale me dhunë, ndërsa dosja i ka kaluar Prokurorisë së Librazhdit për hetime të mëtejshme.

Fenomeni i “inçestit” po kthehet në një problem shqetësues në vend, ku rastet janë rritur ndjeshëm nga viti në vit. Rasti më i fundit ishte ai në Lushnjë, ku babai përdhunonte në mënyrë sistematike të bijën.

E ndërsa ngjarje të tilla të rënda kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme jo vetëm për sensibilizim po r edhe ndërhyrje të institucioneve kompetente pasi mjaft viktima të abuzimeve seksuale në familje vazhdojnë të mos denoncojnë.

E ndërsa rastet shtohen, sociologët e psikologët bëjnë thirrje të shmangen abuzime të tilla duke shtuar se përmasat e inçestit në vend janë alarmante.