“Para dy ditësh, në qendër të Kamzës është plagosur një person me iniciale Y.K., i cili sot ka vdekur në spital. Asnjë njoftim zyrtar nga policia për këtë ngjarje. Krime të rënda po ndodhin përditë dhe Policia po shfaqet përditë e më e paaftë për ti parandaluar, apo zbuluar dhe kapur autorët. Asnjë shans nuk ka që e nesërmja do të jetë më e mirë kur mendon se profesionistët janë larguar nga policia dhe sot ajo drejtohet nga punonjës partie apo nga ata që e kanë blerë vendin e punës.
Drejtuesit politikë të Policisë po sillen si minorenë duke menduar se krimi i publikuar ju prish ndjesinë e rilindasve heronj me të cilën kanë bindur veten. Kanë bindur veten se janë misionarë rilindas dhe se populli e beson këtë, prandaj dhe fshehin kriminalitetin i cili në përmasat që ka marrë, j’ua cënon rëndë vetëvlerësimin. Saimiri dhe çunat e partisë duheshin lënë të shihnin filma me robokopin dhe profesionistët duhet të kthehen në detyrë”, shkruan Ristani në Facebook.