Paris, një person me veturën e tij tenton hyrjen me forcë në Pallatin Presidencial

62

Elysée_Palace,_Paris_2005Një person është arrestuar, teksa tentonte të godiste me automjetin e tij, kangjellat e Pallatit Presidencial francez ‘Elysée’, por pa arritur të hyjë brenda.

Sipas burimeve policore franceze, personi me origjinë italiane, i ndodhur në automjetin e tij, vetëm sa ka goditur kangjellat e Pallatit Presidencial dhe me një shpejtësi relativisht të ulët.

Një perimetër sigurie është vendosur menjëherë nga forcat e rendit, prezent në atë moment.

Sipas burimeve paraprake policore, që janë shpërndarë për shtypin francez, bëhet e ditur se, personi i ndaluar është prezantuar si Drejtor Teatri, që ka vepruar në këtë mënyrë për “të protestuar kundër mungesës së subvencioneve”, por gjithçka për momentin sipas burimeve policore duhet marrë me rezerva, derisa hetimi të zbardhë këtë situatë.