Panariti nga Butrinti: 50% e farës së midhjes e dëmtuar

75

Edmond_PanaritiMinistri i Bujqësisë Edmond Panariti u kërkoi kultivuesve të midhjes në Butrint të sigurohen në mënyrë që në rast katastrofash të tilla të dëmshpërblehen nga kompanitë e sigurimeve.
Gjatë inspektimit në Butrint, Panariti vlerësoi se 50% e farës së midhjes ka ngordhur dhe jo sa u deklarua më herët.
Panariti ka deklaruar: Nuk është e vërtetë që është dëmtuar 95% e farës, shkalla e dëmit mesatarisht është 50%. Sa i përket këtyre dëmeve ne tanimë kemi bërë vlerësimin dhe unë do të shikoj mundësinë nëpërmjet fondeve të emergjencës dhe alternativave të tjera në mënyrë që tu vij në ndihmë kultivuesve të midhjes. Por siç thashë dhe më përpara, zgjidhja definitive do të jetë sigurimi i prodhimit.
Ministri i Bujqësisë e cilësoi sfidë miradministrimin e lagunës, duke respektuar ekosistemin.
Panariti: Ky është vendi jo vetëm për prodhim, por është një vend, pasuri natyrore me vlera të jashtëzakonshme. Ndaj sfida është të ruhet një bilanc midis shpenzimit dhe ruajtjes së ekosistemit.