Një shqiptar kërkon të blejë Radio Internacional Serbia

58

serbia-eu-Portali në gjuhën italiane “Serbian Monitor”, një produkt editorial i realizuar nga grup konsulence e marketingu ndërkombëtar, ka publikuar së fundmi informacionin mbi debatin e nisur në parlamentin serb përsa i përket mundësisë së blerjes së Radio Internacionale Serbia, nga një sipërmarrës i fuqishëm shqiptar.

 

Ky fakt është prezantuar nga kryetari i komisionit parlamentar për diasporën serbe, Janko Veselenoviç.

“Shqiptarët mund të promovojnë politikën e tyre me anë të valëve të Radio Serbia”, ka nisur debatin e tij parlamentar Veselenoviç.

 

“E mos mendoni se po luaj me këtë informacion!Ju konfirmoj se ky lajm vjen nga burime serbe e shqiptare. Sipërmarrësi shqiptar me nënshtetësi serbe që kërkon ta blejë, dëshiron të zotëroj frekuencat e Radio Internacionale Serbia që mbulojnë të gjithë kontinentin.”

 

Radio Internacionale Serbia, ka një histori 80-vjeçare e transmenton në botë në 11 gjuhë.

Sipas Janko Veselenoviç, qeveria serbe e ka vënë në shitje me një proçedure urgjence me afat një mujor.

 

“Është një radio shumë e çmuar jo vetëm për diasporën serbe, por për të gjithë qytetarët tanë që udhëtojnë e lëvizin çdo ditë”, shprehet Veselenoviç.

 

Sipas tij kjo radio kërkon të blihet nga sipërmarrësi shqiptar me qëllimin e vetëm të blerjes së frekuencave të saj.