Nis zbatimi i Masterplanit, fillon çlirimi i ambienteve të QSUT-së

50

beqjaMerret vendimi për çlirimin e ambienteve të QSUT-së, për t’i vënë në shërbim të pacientëve dhe bluzave të bardha. Ministri Ilir Beqja duke kërkuar fillimisht mirëkuptimin e atyre që kanë biznese brenda ambienteve të QSUT deklaroi se sot ka nisur zbatimi i planit të masave.

Që sot zbatojmë konkretisht planin e masave në bashkëpunim me drejtorinë e QSUT për të çliruar mjediset e QSUT në funksion të lejimit të bluzave të bardha të ushtrojnë detyrën e tyre. Kjo qendër ka një masterplan shumëvjeçar të zhvillimit. Kemi komunikuar me të gjithë, kemi kërkuar mirëkuptimin e tyre, në mënyrë që ato që kanë nëpër ambientet e tyre të mos shkojnë dëm. Kjo zonë po përdoret si kalim për të dalë nga njëra anë e Tiranës në tjetrën, si parking për familjarët”, -tha Beqja.