Nis pjesa e dytë, Shqipëria kërkon golin

79

Shqipëria pret Izraelin në kuadër të ndeshjes së parë në Ligën e Kombeve që po zhvillohet në “Elbasan Arena”.

Një fitore në përballjen e sotme, do t’i hapte rrugën Kombëtares, për të kapur vendin e parë. Kujtojmë që kuqezinjtë bëjnë pjesë në Grupin 1 të Ligës C së bashku me Izraelin dhe Skocinë.

Momentalisht rezultati i takimit është i mbërthyer në rezultatin 0-0. Për më tepër informacione dhe të rejat më të fundit nga fusha e blertë shikoni më poshtë:

“Live” te gjithë rastet dhe momentet pikante të ndeshjes

46′ Nis pjesa e dyte

45+1′ Mbyllet pjesa e pare Është mbyllur pjesa e parë e takimit mes Shqipërisë dhe Izraelit. Pavarësisht rasteve të shumta nga të dyja skuadrat, 45 minutëshi i parë u mbyll në barazim 0-0.

45′ Akordohet 1 minut shtese

45′ Rast i mire per Shqiperine, por portieri mik ben mrekulline.

30′ Izraeli tenton golin, por Strakosha tregon cilesite ne dy raste te njepasnjeshme

14′ Gavazaj harkon një top nga e djathta për Gurin, i cili provon të devijojë me kokë, por jashtë kuadratit.

9′ Basha ndëshkohet me karton të verdhë pas një ndërhyrjeje të gabuar në mesfushë.

7′ Guri zhbllokohet mire nga mbrojtesi, del i vetem perballe portierit, godet, por Hainmov pret.

5′ Moment i rrezikshem ne porten tone, Xhaka e largon jashte vijave kufizuese.Goditje kendi per Izraelin.

1′ Nis takimi ne “Elbasan Arena” mes Shqiperise dhe Izraelit

Formacionet zyrtare:

I Shqipërisë: Strakosha, Binaku, Hysaj, Veseli, Xhimshiti, Basha, Memushaj, Xhaka, Guri, Hyka (C), Gavazaj

I Izraelit: Hainmov, Dasa, Habashi, Kapiloto, Natcho, Zahavi, Kayal, Dabbur, Yeini, Twatha, Peretz.