Ministri i Drejtësisë, Nasip Naço gjatë qëndrimit të tij në Bruksel, mësohet të ketë zhvilluar një takim me Presidentin e Komisionit të Venecias, Buquicchio. Gjatë këtij takimi Ministri Naço ka kërkuar asistencën e Komisionit të Venecias për reformën në Drejtësi.
Presidenti i Komisionit të Venecias është treguar i gatshëm ndaj kërkesës për asistencë, duke deklaruar se ftesa është e mirëpritur dhe se Komisioni i Vencecias është i gatshëm të ofrojë ndihmë.
Ministrja e Integrimit Evropian Klajda Gjosha, Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri dhe Ministri i Drejtësisë Nasip Naço janë nisur drejt Brukselit dje, për një vizitë tepër të rëndësishme zyrtare në funksion të përpjekjeve të Shqipërisë për integrimin e vendit në BE.



