Published On: Hën, Shk 25th, 2019

Misteri i liqenit rozë në Australi

Share This
Tags

Në ishullin më të madh të Arkipelagut “Recherche” të Australisë shtrihet një pikturë e çuditshme.
Një liqen rozë i quajtur “Liqeni Hillier” ka tërhequr mijëra turistë dhe shkencëtarë për vite të tëra, duke çuar edhe në spekulime se pse ky liqen ka këtë ngjyrë – që mendohej të ishte për shkak të algave të cilat ‘dashurojnë’ kripën.

Në një hulumtim të ri, hulumtuesit konfirmuan prezencën e tyre dhe të shumë mikrobeve të tjera, të cilat kontribuojnë që liqeni të ketë këtë ngjyrë të pazakonshme, transmeton Gazeta Express.

Liqeni përshkruhet nga shkencëtarët si liqeni më i pazakonshëm në botë, i cili ka një ekosistem në të cilin jo shumë krijesa mund të jetojnë.

Shkencëtarët hulumtuan burimin e ngjyrës rozë të liqenit, dhe gjetën se mikrobet janë ato që ia japin këtë ngjyrë.

 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>