Meta, shumë shpejt me një datë të re për zgjedhjet

70

Presidenti Ilir Meta deklaroi sot se do të dekretojë shumë shpejt datën e re të zgjedhjeve vendore. Nga ana tjetër ai ishte i qartë kur tha se dekreti për shfuqizimin e 30 qershorit është në fuqi dhe se po mban shënim të gjitha institucionet që nuk e zbatojnë, duke iu referuar këtu KQZ-së.

Meta u shpreh: Sa më parë të jetë e mundur. Po punojmë me shumë qetësi dhe përgjegjësi. Dekreti është në fuqi, i detyrueshëm për të gjithë. Presidenti mban shënim me shumë vëmendje çdo institucion që shkel ligjin.

Duke folur për pasojat që do të kenë ata që ecin në rrugën e paligjshmërisë, Meta tha: “Ata që ecin në rrugën e paligjshmërisë duhet të jenë të sigurt që do të kenë të gjitha pasojat që provokojnë paqen sociale dhe stabilitetin demokratik në vend”.

I pyetur nëse ka reflektuar pas votimit të rezolutës me 100 vota nga shumica, Meta tha: “Presidenti është zgjedhur nga Parlamenti, jo nga ky, nga një parlament plotësisht legjitim. Presidenti i takon Republikës dhe Republika vetëm qytetarëve”.

Ndërkohë që dekreti pritet të shqyrtohet nga Kolegji Zgjedhor, Meta tha se dekreti mund të gjykohet edhe ngas Gjykata e Skraparit,e cila nuk ekziston.

Meta tha: Presidenti nuk ndalon askënd të çmendet, përkundazi i fton të gjithë të izolojmë çdo të çmendur i cili në këtë ditë të dhurimit të gjakut bën thirrje për gjëra të ndryshme. Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme sepse vetëm ato sigurojnë çeljen e shpejtë të negociatave për BE që është objektiv i të gjithë shqiptarëve.

Dekreti është në fuqi, është i zbatueshëm dhe i detyrueshëm për të gjithë.Kush dëshiron të ecë në rrugën e paligjshmërisë le të vazhdojë, është e drejta e tij. Presidenti ka të drejtë që çdo ditë të bëjë thirrje për reflektim.