“Çfarë do të thotë kjo, që keni frikë më pak, apo Shqipëria është më e qetë?. Shqiptarët protestojnë rrallë, por kur e bëjnë e bëjnë fuqishëm”, thotë gazetari në dokumentar. Kur ai i shpreh habinë kryeministrit Rama për numrin e pakët të policëve, kreu i qeverisë shqiptare i përgjigjet kështu: “Edhe 5 policët që kaluat janë shumë”. “Intervista me kryeministrin preku një sërë temash. Nuk janë të gjitha të së tashmes. Surpriza ime ishte e madhe, kur më tha se ishte pikërisht ai që hoqi gardhin rrethues të godinës qeveritare”, thotë gazetari grek. Gjithashtu në këtë intervistë Rama është pyetur edhe për fëmijët shqiptarë që janë lindur dhe janë rritur në Greqi. Për kryeministrin shqiptar njohja e gjuhës greke nga fëmijët shqiptarë është një favor. Rama ka folur dhe për minoritetin grek në Shqipëri, duke thënë se ai gëzon të njëjtat të drejta ashtu sikurse shqiptarët.