Në bazën Camp Adazi në Letoni u organizua ceremonia e lamtumires me pjesëmarrjen e efektivëve nga 10 vendet, pjese e misionit “Enhanced Forëard Presence”.
Ndërkohë Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka vizitoi familjen e nëntetares në Babrru për ti shprehur ngushëllimet.
“Dhimbja juaj është edhe e jona. Jeni pjesë e familjes së madhe ushtarake. Do keni mbështetjen tonë për çdo nevojë. Ndarja nga jeta e Zarifes është humbje e madhe për të gjithë ne.” u shpreh ajo.
Zyra e shtypit e kësaj ministrie informon se Zarife Hasanaj është shpallur “Deshmor i atdheut”.
Ndërkohë, të premten, 10 Maj, ora 10 – 11.30 në hollin e Pallatit të Kongreseve do të zhvillohen homazhet për nder të efektives së FA dhe në 11.45 – 12.30 ceremonia shteterore me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të lartë të shtetit, po te Pallati i Kongresese.