Mariah Carey dhe partneri i saj Nick Kanon nuk janë vetëm muzikantë të mirë por ata janë mjaft të zgjuar kur bëhet fjalë për pasuritë e patundshme. Në fillim të shkurtit çifti ka nxejrrë në shitje rezidencën e tyre për afro 13 milionë dollarë.
Ky çmim është sa dyfishi i çmimit me të cilin ato e kanë blerë shtëpinë në vitin 2009. Mariah dhe Nick e blenë shtëpinë me shtatë dhoma dhe me nëntë banjo për 6.975 milionë dollarë në para 5 viteve.
Ashtu siç e shihni edhe në foto shtëpia përfshin ambjente luksoze dhe mjaft të bukura, ndërkohë që pamja nga dritaret është mjaft relaksuese. Mariah dhe Nick do të sihin me të vërtetë me fat nëse shtëpia do të shitej me atë çmim, duke fituar kështu 6 milionë dollarë.















