Ministri i Punës dhe Politikave Sociale, Dime Spasov, tha se deri tani në shtetin fqinj numri i pedofilëve të dënuar është 139. Ai theksoi se pedofilët e dënuar mund të zgjedhin mes dënimeve me burgim deri në 40 vjet, ose dënime më të lehta të shoqëruara me nënshtrimin ndaj hormoneve, që reduktojnë dëshirat seksuale.
Trajtimi ka të bëjë me injektimin e substancave kundërtestosteron, në mënyrë që të reduktohen rastet e abuzimit me fëmijët. Sipas ministrit Spasov, tredhja kimike është një praktikë që ndiqet nga disa shtete evropiane si Polonia, Britania e Madhe, Franca dhe Gjermania.