Maqedoni, fillojnë zgjedhjet e pesta presidenciale

59

kuti-votimiNë 3 480 qendra votimi filluan sot në orën 07:00, me orën lokale, zgjedhjet e pesta presidenciale në Maqedoni. Qendrat e votimit mbyllen në orën 19:00. Të paktën 1 779 572 votues do të zgjedhin ndërmjet katër kandidaturave, Gjorge Ivanovit, kandidat i VMRO-DPMNE-së, Stevo Pendarovskit, kandidat i LSDM-së, Zoran Popovskit, kandiat i GROM-it dhe Iljaz Halimit, kandidat i PDSH-së. President i vendit do të zgjidhet kandidati i cili do të fitojë shumicën e votave. Nëse askush nuk e fiton shumicën e nevojshme, pas 14 ditësh do të organizohet raundi i dytë, në të cilin shkojnë dy kandidatë të cilët do të fitojnë numrin më të madh të votave. Do të fitojë ai që do të mbledhë më shumë vota, me kushtin që në votim të dalin të paktën 40 për qind e votuesve.