Në një intervistë dhënë revistën ruse “The New Times”, Khodorkovsky thotë se nuk i është dhënë asnjë kusht për lirimin e tij nga burgu, por tha se i ka përcjell presidentit rus Vladimir Putin përmes një letre se Unë nuk planifikoj që të përfshihem në politikë, dhe nuk e kam ndërmend që të luftojë për kthimin e pronës sime.
Khodorkovsky është ribashkuar me famijen e tij në Gjermani. Ish-miliarderi rus la burgun ku vuante dënimin pasi presidenti rus Vladimir Putin i habiti të gjithë këtë javë kur njoftoi faljen e tij.
Khordorkovsky ishte i burgosur për 10 vjet, pasi ishte gjetur fajtor për mashtrim dhe evazion fiskal, për të cilat vepra mbështetësit e tij thonë se ishin të motivuara politikisht.
Bosi i Yukos dikur njeriu më i pasur i Rusisë ishte një kritik i fortë i Putin dhe përdori pasurinë e tij për të financuar partitë opozitare.