Ndër ta, është dhe Luiza Duraki, 24 vjeçare, e lindur në Shkup. Ajo erdhi në Belgjikë në moshën 5 vjeçare. Luiza është kandidate me numër 42 në listën PS-CDH-s.pa për zgjedhjet komunale të 14 tetorit!
Në CV-në e saj, Luiza Duraki, shkruan se ka studiuar drejtesinë në Universitetin e Lirë të Brukselit. Ajo ka punuar në gjykatësin e tregtisë ndërsa tani punon në Pallatin e drejtësisë. Ajo deklaron se drejtësinë e ka pasion, prandaj është ambicioze për t’u ngjitur në shkallët më të larta të profesionit të saj.
Që kur ishte studente, Luiza Duraki ka qenë gjithmonë pjesmarrëse në aksionet sociale të organizuara për kauza të ndryshme (lufta kundër sëmundjeve, varfëria,…) duke mos mundur të ngelë indiferente ndaj padrejtësive dhe pabarazive.
Në të njëjtën linjë, Duraki ka marrë pjesë në shumë protesta qofshin ato studentore qofshin ato të organizuara nga komuniteti shqiptar për rastet e ndryshme në mbrojtje të të drejtave të shqiptarëve në vendet tona.
Luiza Duraki ka qenë dhe aktive në organizatën studentore shqiptare në Belgjikë VLERA.
Prioritetet e saj janë përfshirja e rinisë në administrimin e jetës në shoqëri përmes mekanizmave të vendimmarrjës të adaptuar dhe të aksesueshëm që në moshën e re, lufta kundër pabarazisë përmes informimit sa më të plot për të gjitha të drejtat që gëzojnë të gjithë dhe për gjetjen dhe mobilizimin e instancave përkatëse për të drejtat e njeriut, prandaj, Duraki ka vizituar parlementin evropian në Strasbourg dhe Këshillin evropian për të drejtat e njeriut dhe promovimin e kulturës përmes programeve kulturore për të gjithë dhe vlerësimin e artistëve lokal.
Luiza Duraki është pjesë e ekipit të formuar nga deputeti Ahmet Gjanaj në disa komuna të rajonit të Brukselit. Ai ka lobuar në mënyrë intensive që komuniteti shqiptar të vlerësohet në listën e Partisë socialiste dhe nuk është vetëm një kandidate që do përfaqësojnë denjësisht komunitetin e kësaj komune por dy. Luiza Duraki ka në të njëjtën listë aktivistën e madhe Vaile Shkodra e cila mban numrin 34. Duke qenë se çdo banor të Anderlecht-it mund të votojë për një ose më shumë kandidatë kur këta të fundit janë në të njëjtën listë, Luiza Duraki kërkon votën dhe për vete dhe për Vaile Shkodrën. Dy vajzat shqiptare kanë profile të ndryshme por aspirata të përbashkëta për sa i takon zhvillimet e nevojshme për komunitetin.
Në lidhje me komunitetin shqiptar, synohet përmes strategjisë së iniciuar nga deputeti Ahmet Gjanaj që të punohet dhe më efektivisht për banorët dhe në veçanti për komunitetin në modelin e arritjeve të Ahmet Gjanajt.