LSI: 2014 duhet të jetë viti i 70 vjetorit të Çlirimit të atdheut

62

luan-rama1Lëvizja Socialiste për Integrim në një deklaratë për mediat ditën e sotme ka propozuar ngritjen e një Komisioni shtetëror, që do të organizojë festime dinjitoze me rastin e 70-vjetorit të çlirimit të vendit.

Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Luan Rama, tha se ky Komision duhet të jetë gjithëpërfshirës, për vlerat që mbart 70-vetori i çlirimit të atdheut. Sipas LSI-së, 2014 duhet shndërruar në vitin e 70-vjetorit të çlirimit duke përmbushur detyrat ndaj qytetarëve shqiptarë.

“Në kuadrin e 70-vjetorit të çlirimit të vendit, në emër të LSI-së i kërkoj kryeministrit Edi Rama krijimin e një komisioni të posaçëm shtetëror, gjithëpërfshirës, për vlerat që mbart dhe sjell 70-vjetori i çlirimit të atdheut.  Ne duhet të nderojmë në mënyrën më të denjë dëshmorët e atdheut, pasi në këtë mënyrë ne nderojmë Shqipërinë Europiane. Shqipëria europiane, Shqipëria e sotme ishte ëndrra e dëshmorëve të Luftës Nacional-Çlirimtare. 2014-n ta shndërrojmë në vitin e 70-vjetorit të çlirimit, duke përmbushur të gjitha detyrimet që kemi ndaj qytetarëve shqiptarë. Ngjarje të tilla s’kanë nevojë për përjashtime, por që të gjithë duhet të jenë kontributorë”, tha Rama.