Përmes një statusi në ‘Facebook’, Behgjet Pacolli njofton se Qeveria e Kosovës, në bashkëpunim me komunën e Prizrenit, Ambasadën Gjermane në Kosovë dhe GIZ në Kosovë, kanë vendosur të hapin Parkun Inovativ në Prizren (ish kampi ushtarak Gjerman) për familjet e prekura nga tërmeti.
Sipas Pacollit, ky park ofron të gjitha kushtet dhe ka mbi 800 shtretër, menzë, spital, fusha sportive.
Kujtojmë që ditën e sotme, ky i fundit i ofroi kryeministrit Rama gatishmërinë për të marrë 200 familje menjëherë për në Kosovë. Por Rama nuk ra dakort, pasi sipas tij çështja e perimetrit është problem, janë njerëz që shkojnë në punë dhe fëmijë që shkojnë në shkollë.
Statusi i Pacollit në Facebook:
Qeveria e Kosovës, në bashkëpunim me komunën e Prizrenit, Ambasadën Gjermane në Kosovë dhe GIZ në Kosovë , kanë vendosur të hapin Parkun Inovativ në Prizren (ish kampi ushtarak Gjerman) për të gjitha familjet e prekura nga tërmeti në Shqipëri ??.
Ky park ofron të gjitha kushtet dhe ka mbi 800 shtretër, menzë, spital, fusha sportive dhe çdo gjë për t’ju bërë të ndiheni komod gjatë kësaj kohe krize.