Ngjarja ka ndodhur sot, gjatë paradites, rreth orës 10 :30 në qendër te qytetit, midis Bashkisë dhe Gjykatës së Laçit. Dyshohet që autori i vrasjes të jetë shtetasi Arben Krosi, banues i Laçit, por nuk jepen detaje të tjera nga ana e policisë në lidhje me shkakun e vrasjes dhe të plagosjeve.
Komunikohet gjithashtu, se policia ka nisur hetimet paraprake, për zbardhjen e krimit dhe kapjen e autorit.