“Fiks Fare” ka vijuar në këtë pjesë të dytë të investigimit të këtij rasti. Sekretarja e kryetarit të Gjykatës së Pukës, Liliana Shkjau, dhe Kancelarja e kësaj gjykate, Meliha Kuka, marrin në emër të gjyqtarit të çështjes, Shtjefën Lleshi, dhe prokurorit, Pëllumb Prençi, 5 milionë e gjysmë për të ndryshuar masën e sigurisë për të pandehurin, nga arrest në burg pa afat, në detyrim për paraqitje, ashtu si edhe shihet me zë dhe figurë në këto pamje.
Në ditën e dytë të transmetimit të një cikli emisionesh, për denoncimin e korrupsionit në Gjyqësor, “Fiks Fare” tregoi me pamje se si bëhen pazaret për lirinë e një të riu. Një bakshish prej 50 000 lekësh (të reja) kanë marrë edhe Sekretarja me Kancelaren.
Në pritje të seancës gjyqësore për ndryshimin e masës së sigurisë, një nga prindërit e të pandehurit ka shkuar përsëri në zyrën e Kancelares së Gjykatës së Pukës, së cilës i kërkon informacion nëse prokurori dhe gjyqtari i ka marrë paratë. Në këtë bisedë, Kancelarja e gjykatës i pranon familjarit të të arrestuarit se, shuma prej 5 milionë lekësh të vjetra ka shkuar në tavolinat e gjyqtarit Lleshi dhe prokurorit Prençi.
Menjëherë pas kësaj, vendimi i gjykatës ishte lirimi i të arrestuarit nga Burgu i Shën Kollit në Lezhë. Kjo pjesë e dytë, ku denoncohet korrupsioni në institucionet e drejtësisë, do vijojë në ditët e ardhshme, për fenomenin që politikanë e ndërkombëtarë, qytetarë e gazetarë, kishin folur, ndërsa emisioni investigativ “Fiks Fare” sjell në këtë cikël përmes pamjeve, atë që quhet pazari me drejtësinë.
*** NGJARJA E PLOTE E DITES SE DYTE ***
Emisioni “Fiks Fare” në edicionin e së mërkurës vazhdon të investigimin e tij duke konkretizuar me fakte korrupsionin që ka mbuluar gjyqësorin dhe prokurorinë.
Pas kalvarit të gjatë me sekserët dhe bisedimeve të shumta midis sekretares dhe kancelares së kreut të gjykatës së Pukës, bëhet dhe dorëzimi i parave për llogari të shefit të tyre.
Kancelarja dhe gjyqtarja numërojnë paratë që japin familjarët e të pandehurit për ndryshimin e masës së sigurisë nga “arrest në burg pa afat” në “detyrim për paraqitje”. Lekët dorëzohen dhe numërohen në zyrat e gjykatës së shkallës së parë të Pukës.
Në emsionin e sotëm, “Fiks Fare” tregon me të gjitha detajet sesi ka vijuar procesi gjyqësor për këtë të pandehur deri në momentin e daljes së tij nga burgu i Shënkollit.
Numërimi i parave:
Qytetari – Dëgjo tani njëra numëroni, numëroni njëna lekët. Se tani se di sa janë kam qëndruar duke luajtur.
Kancelarja – Ishalla në emrër të zotit dhe të tuajen.
Qytetarja – Ka dalë, ka dalë ( numorni leket ).
Sekretarja – Sa janë ?
Qytetari – Për Kishtë të Laçit nuk e di sa janë me më vra në plumb pushke. Sem kam lëviz me ta nga Shkodra në Tiranë. Ndaj 50 në vete.
(Fillon numërimi i lekëve 1,2,3,4, …. )
Sekretarja – Dy e gjysëm ( 2 500 000).
Qytatari – A janë dy e gjysëm? Ndajeni 5 00 në vete të tuajn.
Sekretarja vijon edhe numerimin e dollarëve: 100. 200. 300. 400, 500……………. 1000 dollarë sa janë?
Kancelarja – 1000 lekë
Qytetari – 1050 është.
Sekretarja – O Pal dëgjoje Liljanën, sa janë ? Ti shkruaj në një letër këtu… Dollarë sa janë… 1. 2. 3. 4. 5. ………. 15, pesëmbëdhjetë janë dollarë.
Qytetari – 15 ëëë?
Sekretarja – 15,16, 17, 18, 19,21, ……………………. 28.
Qytetari – 28.
Sekretarja – 28. 28 herë 100. Shkruaje 28 herë 100.
Qytetari – Shkruasje vetë dhe futi në një zarf. ……………
Sekretarja – (I drejtohet kunatës së qytetarit dhe i thotë) Jo, shkruaj vetë sikurse i ka shkruajtur Bardhja herë të tjera.. Shkruaje 28 herë 100 dollarë. Sa lekë i takon o Palë ?
Qytatari – Po tash i takon 28 i takon 2 800 000. A kupton, 28 shumëzoje për 5
Kancelarja – Po 28 llogarite 3 800 000. Po tamam.
Qytetari – Prit do ta kem edhe një, prit një sekond, një sekond .
Kancelarja – Edhe 2 200 ke për të dhënë.
Qytatari – Qe doli 29 kam pasur, prit 29. (e shkruan numrin mbi zarf kunata e Palit).
Sekretarja (i numërion nga e para dollarët – prit se më dolën dolën 30, …………29 sa i bjen 2 miljon e sa i bjen ? ( pyet kancelaren ).
Qytetari – 2 miljon e 150 000 lekë, jo mo më fal një sekond.
Qytetarja – Jo e 150 , 2 miljon e 900 lenë 150.
Kancelarja – Jo a the se është me 100, 2 900 000. ………….
Sekretarja – O Pal a po shkoi një herë i thyej këto dollarë e pastaj hajde këtu.
Qytetari – Pasha Kishën e Laçit, humbin 100 000 lekë me i thy këtu, më mirë ja jap. Ma mirë i lëm kështu të japë edhe 100 000 lekë.
Kancelarja – Do me shtuar prapë këtu?
Qytetari – Po.
Kancelarja – 2 900 janë këtu ke me dhën edhe 100 000 t’i shoku.
Qytetari – Urdhëro pesë edhe 1.2.3.4.5. tani a jemi në rregull.
Sekretarja – Ti shkruaje 29 herë 100 dollarë, këtu bëjnë 2 miljon e 900.
Kancelarja – Plus 100 000 lekë shqiptare.
Sekretarja – Tani mendoni se janë tepër më mirë shkruan i me shkrimin tuaj. Shkuaj posjtë se jam duke e vën komplet bashkë, plus dy miljon e gjysëm shqiptare.
Qytetari – 2 miljon se 500 000 është i juaj.
Sekretarja – Jo mangut jo tepër më mirë me shkrimin tuaj.Pluis se jam duke e vën komplet bashkë pluz dy miljonj e gjysëm shqiptare, mbrapsh.
Qytetari – 2 miljon se 500 jatë të tuajat.
Sekretarja – Më fal se kam harruar pash zotin, plus 2 miljon shkruaje kështu 200 000.
Kancelarja – A i numërove ?
Qytetari – Jo, jo amanet numëroi mirrë.
Sekretarja – Shruaje mirë se me pa me korigjim më thptë mua i kam lëviz.
Qytetari – Ndërro zarfin.
Kancelarja – E shkreta kjo i bën gjithçka.
Qytetarja – Nuk ka problem sa jën se ka me i dorzua edhe kjo.
Qytetari – Prit një herë dollarë sa janë?
Kancelarja – 2 100 000 lekë shqiptare dhe 29 00 000 dolarë, tamam?
Sekretarja – Po.
Kancelarja – Je në rregull? ………….. Shkruaje dy milon e njëqind.
Sekretarja – 2 miljon e 100 shqiptare.
Qytetari – Thashë unë ty.
Kunata e qytetarit – E ku, ku për ty.
Kancelarja – Hiqja 100 000 këti dhe jepja 3000 dollrë.
Qytetari – I takon prokurorit një miljon e gjysëm, dy miljon e gjysëm.pokurorit. A i shkojnë prokurorit dy miljon e gjysëm?
Sekretarja – Pse kuj do i shkojnë!? Unë ja kamë dhën e ati ai e din vetë se kujt ja ka dhën atij gjysëm përgjysëm.
Kancelarja – Shkruaje zemër këtu 3000 dollarë. Shkruaj 2 miljon lekë shqiptare.
Qytetari – Shuma 5 miljon.
Kancelarja – Futi aty në zarf. Futi të tana lekët këtu mo shport. 500 hiqe.
Sekretarja – e Kam hequr.
Qytetari – 500 hiqe, po jua dërgon atyre.
Sekretarja – ( Numëron distinën ) 5 500 000.
Qytetari – A po shkruaje gjykata plusprokuroria se kujton Shtjefni (kryetari i gjykatës ) se mos i ka vetëm.
Sekretarja – Tani kena punët tona ne, tani ju me vazhdu.
Kancelarja – ( I drejtohet kunatës së qytetarit ) Gjygjtari plus prokurori.
Qytetari – Për të parat nuk kemi vrejtje a më dëgjon ti Lili, sikurse kemi biseduar. 5 miljon i ke dërguar për Florindin, 5 miljon për Andin djalin e kësaj ( kunates ) .
(Tani a thua më ke vën ndonjë iniçizues?)
Qytetari – Tani për Kishë të Laçit ma mirë nuk ka.
Më vonë vjen procesi gjyqësor:
Prokurori: Gjykata ka caktuar ndaj këtij shtetasi arrest me burg, pas arrestimit në flagracë, për veprat penale të shkatërrimi të pronës në bashkëpunim, kundështim të forcave të policisë. Nga veprimet e para hetimore nuk është provuar për momentin se shtetasi A.P. ka tentuar apo ka goditur punonjësin e policisë T.U. Në dokumentat që kemi bashkangjitur ne nuki provohet se ai ka tentuar të ketë goditur punonjës policie. Momenti i arrestimit dhe sot ka rrethana favorizuese.
Kryetari i Gjykatës – Avokati i tij kishte kërkuar ndryshimine masës së arrestit, nga arrest më burg, me detyrim për tu paraqitur. Prokurori e pranoi ndryshimine kërkesës, për ndryshimine masës së sigurimit me një masë tjetër. Atë të qëndrimit larg fabrikës së bakrit … në Fushë Arrës, si dhe parashtrimit të gjendjes së procedimit penal shoqërohet me aktet procedurjale.
Me shkresë të datësn 4.9.2012 . Pranon të ndryshojë masën e arrestit nga burg, në detyrim parqitje, tek aficeri i policisë gjygjësore një herë në dy javë ditën e mërkurë ora 12.00.Kundër këtij vendimi lejohet ankimi brënda pesë ditëve.
Sekretarja – Unë për dy minuta me ta bërë vendimin.
Më vonë kamerat e “Fiks Fare” kanë filmuar të pandehurin që ka dalë nga qelia e burgimit. / Top Channel/