Kapet i arratisuri i fundit nga burgu i Drenovës, Gëzim Toma

72

arratisuritLokalizohen në stanet e fshatrave kufitarë grekë 3 të arratisurit e tjerë nga Burgu i Drenovës në Korçë mbrëmjen e 23 nëntorit. Pas një beteje të armatosur me policinë kufitare greke në fshatin Elaptora të Kosturit, u bë e mundur të arrestohej mes një zone të pyllëzuar Gëzim Toma, i dënuar me 25 vite burgim, ndërsa u sekuestrua arma automatike që mbante.

Kapja e Tomës

Toma u gjet i plagosur lehtë nga shkëmbimi i zjarrit dhe u dërgua në qelitë e rajonit të Kosturit, ndërsa u njoftua policia shqiptare. Dy të tjerët, Reiz Haxhiraj, nga Vlora, i dënuar me 13 vite burg për pengmarrje dhe Eduart Lulo, nga Përmeti, i dënuar me 12 vite burg, kanë arritur të shpëtojnë nga ndjekja e parë. Policia greke tha se i ka lokalizuar afër Kosturit dhe kapja është vetëm çështje orësh. Gazeta “Ta Nea” shkruante dje se Toma është plagosur në përleshje me policinë, por pa rrezik jete. Gjithashtu pritet edhe deportimi i Tomës, nëse autoritetet greke nuk do e mbajnë për ta proceduar për sulm me armë ndaj policisë, kalim i paligjshëm i kufirit. Policia shqiptare kishte arrestuar më parë 4 të arratisurit më të rrezikshëm, të dënuar me burg përjetë për vrasje, Admir Tafili, Fran Marashi, Gëzim Guri dhe Artur Gora.

Arrestohen edhe Lulo dhe Haxhiraj

Policia greke ka arrestuar në orët e para të mëngjesit të sotëm edhe të arratisurin tjetër nga burgu i Drenovës, Eduard Lulon. Ai është kapur në të njëjtën zonë ku e arrestua mbrëmë Gëzim Toma.

Lulo nuk ka qenë i armatosur në momentin e arrestimit, sapo ka parë policinë greke që e kishte rrethuar është vetëdorëzuar. Lulo ka qenë bashkë me Reis Haxhiraj dhe pasi kanë parë policinë greke janë larguar në drejtime të ndryshme.

Pak ore me pas, policia ka mundur te vere ne pranga edhe te arratisurin e fundit, Reis Haxhiraj, duke i dhene fund aventures disaditore te te arratisurve nga burgu i Drenoves.