Kodheli- Bartels: Shqipëria aleate e çmuar e NATO-s

64

Meetings of the Defence Ministers at NATO Headquarters in Brussels - Meeting of the NATO-Russia Council (NRC)Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, u takua sot me kryetarin e Komitetit Ushtarakë në NATO, gjeneral Knud Bartels. Të dy homologët biseduan për marrëdhëniet e Shqipërisë me NATO-n dhe kontributin që ka vendi ynë në këtë organizatë. Pas takimit ata zhvilluan një deklaratë të përbashkët për mediat. Kodheli bëri të ditur se, Shqipëria ka nisur reforimin në fushën mbrojtjes.

“Gjatë takimit pasi rikonfirmova qëndrimin e pa lëkundur për të vazhduar të jemi anëtare dinjitoze të Aleancës e njoha kryetarin me prioritetet e Ministrisë së Mbrojtjes. Ecurinë e procesit të reformimit në fushën e mbrojtjes. Në lidhje me kontributin në operacionet paqeruajtëse të NATO-s jemi krenar për cilësinë e tyre duke kaluar nga forcat mbështetëse në forca trajnuese. Shpreh gatishmërinë dhe vullnetin për të qenë pjesë e misionit mbështetës në Afganistan. Në lidhje me kontributin ne jemi krenarë, jo vetëm për numrin e forcave të armatosura por edhe për cilësinë e tyre. Në këtë këndvështrim do të theksoj se ne do të jemi pjesë e pandarë e NATO-s. Jemi të gatshëm t’i japim një rol më të madh Shqipërisë në rajon. Jemi të bindur se nëpërmjet bashkëpunimit sigurohet stabiliteti i rajonit”,- deklaroi Kodheli.

Ajo bëri me dije se diskutimet u ndalën edhe në përgatitjet për Samitin e NATO-s që do zhvillohet në shtator në Wells të Britanisë. “Ky Samit do trajtojë një sërë çështjesh të rëndësishme. Shqipëria do jetë vendi që do mirëpres në maj të këtij viti takimin e Këshillit të Aleancës së Atlantikut të Veriut”, u shpreh Kodheli.

Ndërsa, kreu i komunitetit të NATO-s, Knud Bartels, u shpreh se Shqipëria përbën një aleat i çmuar në aleancën e Atlantikut të Veriut sa i përket ndërhyrjes në Afganistan. “Së pari dua të shpreh kënaqësinë si kryetar i parë ushtarak i NATO-s që vizitoj Shqipërinë pasi Shqipëria është bërë vend anëtar i NATO-s. Shqipëria konsiderohet si aleat i çmueshëm i Aleancës, si rezultat i angazhimit në misionet e mbrojtjes. Ajo po jep kontribut të çmuar në misionet në Afganistan dhe Kosovë. Përveç kësaj vlerësojmë përpjekjet e Shqipërisë për të bashkuar punimet trajnuese me Kroacinë dhe vendet e tjera të rajonit në kuadër të misionit A5 që Shqipëria e kryeson. Në këndvështrimin e NATO-s përfshira rajonale e Shqipërisë është e çmuar sepse përfshin kapacitete themelore të mbrojtjes dhe çështjet e sigurisë në kuadër të A5-ws. Është themelor për ndërveprueshmërinë me NATO-n dhe për t’u përgatitur për sfidat në të ardhmen. Duhet të jemi në gjendje të bashkëpunojmë së bashku”,- deklaroi Bartels.

Ai theksoi se gjatë takimit informoi ministren e Mbrojtjes për prioritetet që lidhen me reformën e mbrojtjes. “Dua të shpreh mbështetjen për reformat e mbrojtjes dhe angazhimin e vazhdueshëm rajonal të Shqipërisë”,- u shpreh Bartels.