KLP, ja pse nuk shkarkojmë dot Arta Markun

23

Ora News ka publikuar letrën që kreu i KLP-së i ka dërguar krerëve të grupeve parlamentare të PD-së dhe LSI-së, zotit Edmond Spaho dhe Petrit Vasili ku shpjegon arsyen përse nuk është në kompetencë shqyrtimi i kërkesës së tyre për shkarkimin e Arta Markut nga posti i Prokurores së Përgjithshme.

Letra e krerëve të dy grupeve parlamentare mban datën 28 janar 2019 ndërsa u shqyrtua nga KLP ne mbledhjen e datës 22 shkurt 2019. Në letër PD e LSI akuzon Prokuroren Arta Marku se ka shkelur rëndë ligjin duke mos përmbyshur detyrimin ligjor për verifikimin e plotësimit të kushteve ligjore nga kandidatët, duke u nisur nga rasti i Bujar Sheshit dhe i kërkon KLP nisjen e procedimit disiplinor duke urdhëruar shkarkimin e menjëhershëm nga detyra.

Por KLP ne mbledhjen e dates 22 shkurt shpalli moskompetencën e saj. Ne letrën që mban firmën e Gent Ibrahimit, kreut të KLP-së dhe mban datën 22 shkurt argumentohet:

1- E drejta për nisjen e procedimit disiplinor ndaj Prokurorit të Përgjithshëm i takon Inspektorit të Lartë të Drejtësisë.

2 – Dispozitat tranzitore të Kushtetutës nuk parashikojnë se cili institucion do të ushtrojë kompetencën për nisjen e procedimit disiplinor ndaj Prokurorit të Përgjithshëm në periudhën kalimtare deri në krijimin e Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë.

3- Deri në përfundim të mandatit të Kolegjit të Apelimit procedimet disiplinore kundër  Prokurorit të Përgjithshëm shqyrtohen  nga Kolegji i Apelimit dhe jo KLP.