Ja si mund të përgatisni dhuratat e fundvitit me pak para

35

Festat e fundvitit ngrohin zemrat tona e duket ndër periudhat e pakta kur kupton se bota moderne nuk e ka vrarë ende shpirtin tradicional, të ngrohtësisë familjare, dashurisë që mund të gjendet te gjërat e thjeshta. Kriza ekonomike nga e cila bota po përpiqet të dalë, mund t’ia ketë vlejtur ndoshta vetëm për një gjë: për t’iu rikthyer vlerave të thjeshta, atyre bazike, që nuk duan shumë para. Ka më shumë njerëz që po vlerësojnë ato gjëra që kanë, në pamundësi për të blerë të tjera. Shumë prindër që mjaftohen me dhurata të vogla për fëmijët, pa shpenzuar shuma marramendëse. Në të gjithë këtë botë moderne, ku paratë nuk mjaftojnë asnjëherë, as ofertat nuk kanë të sosur. Një treg paralel me dyqanet e vitrinat kudo në rrugë janë blerjet online.

Për ata që dhuratat i ndajmë natën e Vitit të Ri, më poshtë do t’ju japim disa sugjerime që mendojmë se janë origjinale. Na mirëkuptoni, nëse doni të shpenzoi pa kursim, do të ishim të lumtur të mos i ndiqni këshillat tona, pasi kështu ndihmoni ekonominë, por mos hiqni dorë të bëni dhurata me shumë dashuri.

Udhëtime

Terrorizmi këtë vit ka frenuar mundësitë e udhëtimeve, por duket se jo vetëm për këtë arsye ne po zgjedhim pushime të shkurtra dimërore jo më larg se fqinjët, Maqedoni, Mali i Zi. Ofertat e specializuara tashmë nga shumë agjenci udhëtimi ju mundësojnë pushime dyditore (një fundjavë) për më pak se 150 euro për person. Por kësaj do t’ju sugjeronim Dardhën e Korçës. Në një hotel me 4 yje, nuk ka mundësi për të kaluar ndërrimin e viteve pasi prenotimet janë mbyllur. Por në ditët e para të janarit, prindërit me dy fëmijë mund të akomodohen aty për një natë përkundrejt një tarife 9 mijë lekë, përfshirë mëngjesin e shfrytëzimin e qendrave estetike.

Dekore

Mes dhuratave të Vitit të Ri nuk mund të mungojnë zbukurimet e personalizuara. Një ide fantastike mund të jetë diçka për shtëpinë. Qëndisjet me punim kryq po kthehen gjithnjë e më shumë në modë. Në këtë rast duhet të jenë me temë festive. Mund t’ua dhuroni nënave e motrave, nëse ato nuk bëjnë punime të tilla. Për këtë zgjedhje ju vlejnë qendrat tregtare. Çmimet modeste ju mundësojnë të blini disa të tilla.

Teknologji

Kur flasim për teknologji, kemi gjithmonë parasysh fjalën e fundit. Ndaj nëse doni të dhuroni teknologji do t’ju duhet të shpenzoni pak më shumë.
Edhe këtë fundvit, pajisjet me një raport të mirë cilësi-çmim mbeten, celularët Huawei.

Kafshët

Kafshët janë një dhuratë që bëjnë përjashtim nga çdo lloj dhurate tjetër. Nëse vendosni të blini një qen apo mace, sigurohuni që fëmija apo partneri juaj e kërkon me këmbëngulje, por mbi të gjitha sigurohuni që do ta “duroni” edhe ju e do të jeni të gatshëm të kujdeseni për të.

Aksesorë

Aksesorët janë një zgjidhje e shpeshtë por gjithmonë e këndshme. Ato mund të përdoren gjerësisht mes miqsh e të afërmve.
Kini parasysh që femrat janë “pa këpucë” e “pa çanta”. Disa prej tyre dhe pse kanë 5 byzylykë në dorë, prapë hedhin sytë te bizhutë. Ndaj çdo aksesor do të vlente për to. Ju sugjerojmë ngjyra këtë dimër.

Fëmijët

Nëse janë të vegjël duhet të keni parasysh lojërat zhvilluese. Lodra prej druri, që formohen nga pjesëza të tyre.
Për fëmijët e rritur, mbi 10 vjeç e dimë që mund t’u kenë mërzitur duke kërkuar telefona, iPad të markës së fundit. Jo për kundërshti, por për të mirën e tyre, ju sugjerojmë diçka më të shëndetshme. Një kurs i ri. Një sport i preferuar. Abonimi i prezantuar në formën e një poste do të ishte një surprizë bukur. Sipas sportit të zgjedhur fusni në pako edhe topin e futbollit, basketbollit, veshjen e notit, etj.
Për një nevojë më urgjente ju kujtojmë se fëmijët ende u gëzohen veshjeve të tjera. Ndaj mund të blini edhe triko, kostume, apo këpucë.

Për shtëpinë

Të mira, të lira, të bëra me dorë, e pa dëmtuar natyrën. Janë kuadrot e sjellë nga “Desing by pana”. Tre prej tyre kanë gjysmë çmimi këtë fundvit, duke u tregtuar 1500 lekë. Me gjysmë çmimi mund të gjeni edhe një tavolinë, stol. Për vajzat që duan të bëjnë diferencën, edhe çantat prej druri të kombinuara me stofa janë një stil origjinal.
Paketa e linjës së tualetit mund të jetë një dhuratë me shumë efekt. Elegante janë edhe propozimet që vijnë nga “Bottega Veneta”: nga parfumi i rafinuar i shisheve të qelqta të “Murano”-s ose scrub-i për trupin.
Keni një mikeshë që është e pasionuar pas kremrave të syve? Atëherë mund t’i dhuroni “Absolue L’Extrait Baume-Elixir Yeux Rigenerante Supremo” të “Lancôme”.
Mes parfumeve, “Chanel Coco Noir” është një fragrancë chic dhe misterioze për të gjithë ato që preferojnë parfumet me aromë orientale. Një zgjidhje tjetër është “Liz Earle”, me produkte të preferuara nga yjet britanike. Bëhet fjalë për produkte trajtimi të fytyrës, duarve dhe trupit, të cilat mund t’i përdorni çdo ditë.
Një përzgjedhje e studiuar për tipat më vanitozë. Koleksioni i “Tom Ford Private Blend Oud Fragrance” pasuron gamën “Private Blend” me produkte tualeti shumë elegante.
Për të befasuar meshkujt finë mund t’i drejtoheni parfumerisë së nivelit të lartë, siç është ajo e realizuar nga laboratori “Le Labo”, “Jus mai banali”, tek e cila mund të “nuhasni” punën e madhe për të realizuar këtë esencë. Ata që janë të pasionuar pas aromave nostalgjike mund të provojnë edhe kolonjën. Ajo më e mira është “Acqua di Colonia 4711”. Ndërsa për të gjithë ata që dëshirojnë të përjetojnë të tashmen mund të zgjedhin si dhuratë “Burberry Brit Rythm”, një koktej aromash që frymëzon adrenalinë dhe eufori. Paketim i zi dhe transparent. Shumë i rafinuar është edhe propozimi që vjen nga “Bottega Veneta”: parfum, xhel për dush, balsam pas rrojës, shkumë banjë dhe vaj stini, pra nuk mungon asgjë.

Trajtime estetike

Kujt nuk do t’i pëlqente një trajtim estetik, në çdo kohë të vitit, e për më tepër në prag të festave, kur duam të dukemi më të bukur, në formë, e të relaksuar pavarësisht punës. Trajtimet e fytyrës, masazhet e trupit dhe kurimi i thonjve janë më të kërkuarat nga femrat, sipas menaxherëve të qendrave estetike. Dhe kur flasim për trajtim fytyre apo masazh trupi, kemi parasysh edhe interesin e rritur të meshkujve. Gjithsesi, trajtimet estetike si dhuratë u adresohen kryesisht femrave. Ndaj këshilla për meshkujt është që të mos priten nga një thikë me dy presa siç është trajtimi estetik. Mund t’i dhuroni një masazh relaksues, duke treguar që jeni të interesuar më shumë për mirëqenien e saj e nuk ju shqetësojnë kilogramët e tepërt. Të tilla masazhe, ofron pothuajse çdo qendër estetike dhe nuk e kalojnë vlerën e 40 eurove.
Por ne, kësaj radhe ju sugjerojmë një trajtim pak më të avancuar, e mbi të gjitha të ri në tregun tonë. Flasim për trajtimet estetike me plazmën e pasur me trombocite (Platelet-rich plasma- PRP) quhet ndryshe plazma e gjakut me përqendrim të madh trombocitesh, në të cilën gjenden dhjetëra faktorë rritjeje dhe citokina, të cilat nxisin rigjenerimin dhe shërimin e lëkurës dhe indeve të buta, përmes nxitjes së prodhimit të kolagjenit të ri. E quajtur ndryshe “lifting i vampirit” (terapia drakula) PRP ka në bazë të saj aplikimin përmes mikro-injeksioneve kutane të faktorëve të rritjes së marrë nga gjaku i vetë pacientit. Qendra Vip Line e sjell këtë, përmes një procedure që zgjat nga 45 minuta (në fytyrë) deri në 90 minuta (në skalpin e kokës). Trajtimi i lëkurës në disa pjesë të trupit mund të realizohet për të gjitha vajzat mbi 25 vjeç dhe për rigjenerimin e plotë të kolagjenit ju nevojiten 2-3 muaj kohë. Ndaj nëse këtë dhuratë nuk ua bën dikush, mund t’ia bëni shumë mirë vetes.

Ngrini dolli me verëra shqiptare

Dollitë janë vetëm për mendime pozitive dhe e tillë duhet të jetë edhe vera. Keni mundësi të mëdha zgjedhje, por ne këtë vit ju sugjerojmë një verë shqiptare, e cila përveçse ka marrë disa çmime, prodhohet me shumë dashuri në kodrat e Shqipërisë së Mesme, ndërsa e zgjedhur e bën unike. Flasim për verën “Kokomani”, shesh i bardhë dhe shesh i zi. Një shije që nuk ju zhgënjen, vjen edhe e paketuar posaçërisht për festa, nga pronari i kantinës. Një shishe e tillë, mund ta blini për rreth 1000-1500 lekë.

Libra, për miq studioz

Ka pak që ka kaluar Panairi i Librit dhe titujt e botimeve të promovuara si më të mirat i keni ende në kokë. Mes promovimeve po mbizotërojnë gjithnjë e më shumë librat publicistikë. Libri për Ahmet Zogun kushton 1500 lekë. Por kjo nuk do të thotë të hiqni dorë nga historitë romantike, apo librat policesk. Libri i Antonio Tabuhi “Requiem”, kushton 600 lekë.
“Delikatesa” nga David Foenkinos, 600 lekë, flet për një histori dashurie të ëmbël dhe delikate mbi aftësinë e zemrës për t’u ripërtërirë e për të gjetur një agim të ri. Ai nuk është ndër të rinjtë në treg, por vlen për romantikët që ende nuk e kanë blerë.