Itali, kapet shqiptari që furnizonte me kokainë shtresën e lartë

213

shqipAi kishte klientë sipërmarrës dhe persona me karrierë, të cilët blinin deri në 30 doza kokainë për përdorim personal. Rezart Lepuri, i lindur në Shqipëri por me shtetësi italiane, është arrestuar me akuzën e furnizuesit të dentistëve, avokatëve, pronarëve të dyqaneve me kokainë. Për vite me radhë Lepuri dhe bashkëshortja e tij, shpërndanin kokainë dhe klientët i gjenin zakonisht nëpërmjet internetit, ku një dozë kushtonte rreth 150 euro. Gjatë kontrollit në banesë, policia ka sekuestruar një shumë prej 350 mijë euro dhe rreth 200 gr kokainë. Përveç çiftit që ka dy fëmijë, në hetim është edhe vëllai i bashkëshortes së 40-vjeçarit, i cili është kthyer në Shqipëri. Ai dyshohet se, ka kryer rolin e tyre gjatë kohës që çifti ndodhej për pushime në Meksikë. Rezart Lepuri kishte 50 blerës të rregullt thotë prokuroria dhe që të gjithë ishin banorë të prefekturës. Përveç komunikimit me internet, ata i dërgonin shqiptarit SMS me karta të ndryshme SIM dhe pas kësaj takoheshin në qendrën historike të Bolonjës, pranë zonës universitare, për të bërë shkëmbimin. Lepuri mbërrinte në qendër të qytetit me një makinë Audi A6. Klientët e tij ishin shumë të besueshëm, pasi tre prej tyre që janë marrë në pyetje nga policia janë përpjekur për ta mbrojtur Lepurin. Shumica e sasisë së drogës së sekuestruar u gjet në grazhdin e 40-vjeçarit, ku policia kishte instaluar një kamera të fshehtë. Kamera ka filmuar çiftin teksa përgatisnin dozat me kokainë.