Ish Kryeministri Maqedonas Buçkovski dënohet me tre vite burg

55

FGH_461834889Ish Kryeministri i Maqedonisë Vllado Buçkovski dhe ish Ministër i Mbrojtes janë dënuar dje me 3 vite burg me akuzën e shpërdorimit të detyrës.

Ish Kryeministri është vënë nën akuzë  për shpërdorim të fondeve publike, pasi kishte përvetësuar në mënyrë të paligjshme shifrën monetare prej më shumë se  dy milionë euro. Shuma në fjalë mendohet të jetë përvetësuar gjatë furnizimit me pjesë rezervë të tankeve ushtarake.

Buçkovski nuk e ka pranuar akuzën duke deklaruar se do ta ankimojë atë në Gjykatë të Apelit.

Ky është vendim skandaloz. Po zhvillojmë betejë 6 vjeçare për këtë çështje. Edhe Gjykata e Apelit kur e anuloi verdiktin e shkallës së parë dha kah që në përkthim do të thoshte vendim për liri. Më vjen keq që gjykatësja nuk kishte guxim, nuk ka asnjë dëshmi që mund ta përdorë për të arsyetuar vendimin e saj. Shihet se vazhdon tendenca që gjykatësit të bëjnë flert me autoritetet dhe pushtetin. Jam i bindur se ky vendim do të rrëzohet nga Gjykata e Apelit”, -tha Vllado Buçkovski, ish kryeministër.

Në fakt ky është vendimi i dytë për sa i përket ish Kryeministrit Buçkovskit, pasi kur shkalla e parë e dënoi më tre vite burg, Apeli e rrëzoi vendimin duke ia rikthyer sërish shkallës së parë për gjykim.

Me tre vite burg janë dënuar gjithashtu edhe ish kryeshefin e ARM-së Metodij Stamboliski dhe Mitre Petkovski. Ndërkohë janë dënuar me 2 vite burg edhe Menko Nelkinovskin dhe ish këshilltarin shtetëror në Ministrinë e Mbrojtjes, Aco Gjurçevski. Të gjithë të dënuarit ngarkohen për veprën penale “keqpërdorim i pozitës zyrtare”.