Shtetasi shqiptar Florian Çera, 34-vjeç nga Pogradeci ka humbur jetën duke rënë nga shkëmbi, pranë kufirit shqiptaro-maqedonas.
Mësohet se ai kishte dalë për gjueti, dhe mjegulla e dendur ka bërë që të mos shohë mirë terrenin, dhe për pasojë të rrëshkasë në shkëmb.
34-vjeçari ka humbur jetën pesë ditë më parë, ndërsa vetëm dje trupi i pajetë i është dorëzuar familjarëve.



