Hoffman: Shumica qeverisëse dhe opozita duhet të bashkëpunojnë

51

Hellmut-HoffmanAmbasadori gjerman në vendin tonë, Helmut Hoffman gjatë forumit me temë “Perspektiva gjermane për zgjerimin e BE-së”, ka deklaruar se bashkëpunimi mes opozitës dhe maxhorancës si dhe reformat e shëndetshme në të gjitha fushat, janë kushtet për rrugën e integrimit në BE të Shqipërisë. Kjo, sipas tij do t’i bëjë përshtypje Këshillit të Europës.

“Këshilla ime është, të mos ecni në rrugën e kritikave ndaj KiE. E vërteta është më e thjeshtë, unë njoh njerëz që nuk iu duk e vështirë apo e pabesueshme kur u thuhet që Bashkimi Europian donte të shihte sjelljen e opozitës dhe qeverisë së re. Nuk më pëlqejnë sjelljet e fundit politike, opozita dhe qeveria duhet të ndryshojnë sjellje. Opozitë e fortë nuk do të thotë të përkthesh në skandal çdo vendim të qeverisë. Gjithashtu edhe  qeveria nuk duhet ta cilësojë administratën pronë, duke emëruar militantë”, u shpreh Hoffman.
Më tej ambasadori Hoffman theksoi se duhet të ndërmerren reformat ë rëndësishme të cilat duhet të jenë bindëse për Bashkimin Europian. “Duhet një reformë në administrate, a është e mundur të reformohet gjyqësori? Është një shprehje që “duhen dy veta për të vallëzuar tango”,  prandaj duhet bashkëpunim maxhorancë-opozitë. Duhet të prezantohen reforma të shëndetshme dhe bindëse për BE-në”, tha ambasadori.