Ministri i brendshëm Saimir Tahiri dhe drejtori i përgjithshëm i policisë së shtetit Artan Didi ka zhvilluar sot një vizitë në familjen e cila ra pre e grabitësve mbrëmjen e djeshme.
Grabitja ka ndodhur në fshatin Hamallë ku 4 persona të maskuar dhe me armë kanë hyrë në banesën e një shtetasi duke grabitur 10 milionë lekë.
Grabitësit kanë dhunuar edhe të zotin e shtëpisë duke e goditur me mjete të forta.
Ndërkohë policia është duke punuar për identifikimin e grabitësve dhe për kapjen e tyre


