Ngjarja ka ndodhur në lagjen “18 Tetori” të këtij qyteti ku persona të armatosur dhe me maska kanë hyrë në banesën e familjes Leka dhe pasi kanë dhunuar 3 anëtarët e familjen janë larguar.
Mësohet se grabitësit kanë goditur me mjete të forta dy të moshuarit Sako dhe Bedrie Leka dhe nusen e familjes, Eva Leka.
Sipas informacioneve djali i familjes Flori Leka nuk ishte në shtëpi në momentin e grabitjes ndërsa nipi K. Leka ishte fshehur në banesë.
Mësohet se dy të moshuarit Sako dhe Bedrie Leka ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve dhe janë jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë policia e cila ka shkuar në vendngjarje ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e grabitësve.