“Kjo situatë më kthej në vitin 1973, kur mua, që kisha mbaruar maturën me mesatare. 10, nuk mu dha e drejta e studimit nga komunistet ne pushtet, ne kuadër të zhvillimit të luftës së klasave. Edhe atëherë, si sot, keqardhja shprehej nga të djathte e të majtë qe më njihnin” shkruan Vjerdha në një status në facebook.
Vjerdha është nga dy gjyqtarët që votuan pjesërisht kundër ndryshimit të vendimit për Dritan Dajtin, duke e shpëtuar këtë të fundit nga dënimi me burg për jetë, dhe mbi supe mban një karrierë 25 vjeçare.
“E përsëris se nga salla e vetingut kam dalur kryenaltë, sepse u provua që nuk kam qënë dhe nuk jam i korruptuar, nuk kam lidhje me grupet kriminale, nuk kam asnjë pasuri të paluajtshme, të krijuar nga unë, përveç atyre te trashëguara nga e ndjera nëna ime, bijë e familjes Tafilica, e respektuar në Shkodër. Gjithçka tjeter është shprehje e formave moderne të vazhdimit të luftës së klasave, që po zhvillohet ndaj asaj pjese të shoqërisë sonë, e persekutuar gjatë monizmit, që une kam përfaqësuar në gjyqesorin shqiptar”, vijon më tej Vjerdha.
Gjyqtari i cili mban mbi supe 25 vite karrierë u kërkon miqve të mos ndjejnë keqardhje dhe e mbyll me shprehjen e Biblës: Fali zot se nuk dijnë ç’a bajñë!
“Mos ndjeni keqardhje per mua, por për ata që përgatiten dhe dhanë vendimet e datës 10.06.2019, kundrejt meje dhe një zonje tjetër shkodrane, kryetares së Gjykatës së Tiranes. Fali zot se nuk dijnë ç’a bajñë!”