Sipas policisë, 22-vjeçari rreth orës 05.45 , në lagjen “Zinxhira “, të qytetit Gjirokastër, ka tentuar të thyejë me mjete të forta derën e lokalit të shtetasit K.D, me qëllim vjedhjen e lokalit, por s’ka mundur dot të realizojë vjedhjen pasi është kapur në flagrancë nga Patrulla e Përgjithshme e Komisariatit të Policisë Gjirokastër që ishte duke patrulluar në këtë lagje.
Gjithashtu më datën 02.02.2014, Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Hapura Komisariatin e Policisë Gjirokastër , kanë bërë arrestimin e 38-vjeçarit me inicialet E. K., banues në Gjirokastër.
Arrestimi i tij u bë pasi më datën 02.02.2014, është paraqitur në Komisariatin e Policisë Gjirokasër bashkshortja e tij S.K e cila ka bërë kallzim se ndaj saj është ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike nga bashkëshorti i saj.
Si pasojë e dhunës fizike shtetsja S.K, ka pësuar dëmtime të ndryshme në trup. Gjithashtu kjo shtetase ka deklaruar se bashkëshorti i saj për një vit rresht ka ushtruar dhunë në mënyrë sistematike .
Shtetsja S.K në muajin Shtator të vitit 2013 është pajisur me urdhër mbrojtjeje lëshuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësr Gjirokastër.
Ndërkohë materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprime të mëtejshme për veprën penale “Dhunë në familje”.