Gjendet e vdekur në një kosh plehrash prostituta shqiptare

51

carabinieriVrau me shkelma dhe grushta një prostitutë me origjinë shqiptare dhe më pas e ka hedhur trupin në një një kosh plehrash afër një vilë të braktisur në Cene ( Bergamo ). Ky është krimi më i fundit që ka tronditur Italinë. Disa kilometra larg vendit të krimit, autori është rrëzuar me makinë . Isaia Schena , 37 vjeç , i akuzuar edhe më parë për agresion ndaj një prostitute, ka përfunduar në burg me akuzën për vrasje .

Krimi ka ndodhur në Malin Bue. Schena e ka vrarë gruan e re dhe më pas e ka ngarkuar atë në makinë për ta hedhur në një rrugë të izoluar.

Policia italiane ka gjetur trupin e vajzës menjëherë pas ngjarjes dhe ka arrestuar 37 vjeçarin . Burri u dërgua në spital për trajtim pas aksidentit, por plagët e tij nuk janë të rënda . I arrestuari kishte sulmuar disa vjet më parë një tjetër prostitutë.

 

*La Reppublica