Fier, prindërit nuk u japin pensionet fëmijëve

87

Leket_shqiptareRreth 1000 fëmijë nga qarku i Fierit nuk marrin ndihmë ekonomike pas divorcit të prindërve të tyre. Kleanthi Prifti nga Semani, është një prej prindërve të dy fëmijëve përkatësisht  9 dhe 11 vjeç dhe prej tre vitesh thotë se nuk paguan detyrimin mujor në lekë për mirërritjen e fëmijëve të tij. Shumica e prindërve hapin të tjera padi në gjykatë për refuzimin e kësaj ndihme, duke çelur kështu fenomenin shqiptar të gjyqeve pafund. Në zyrën përmbarimore përgjegjësi i kësaj zyre, Pëllumb Isufi, ka pohuar se janë rreth 400 dosje të depozituara ndër vite  të cilat presin ekzekutimin në favor të fëmijëve. Avokate Elkida Shkopi e lidh këtë fenomen me gjendjen ekonomike të familjeve dhe të prindërve të divorcuar. Rreth 300 procese gjyqësore me objekt zgjidhje martesore janë regjistruar në gjykatën Fier gjatë këtyre 11 muajve të këtij viti. Për 232 prej tyre është dhënë vendim nga kjo gjykatë, ndërkohë që plaga më e thellë sociale në këto procese mbeten fëmijët.