Kardiologu Mehmet Ibaj dhe reanimatori Niko Thano u arrestuan me akuzën e mjekimit të paligjshëm, ku si pasojë humbi jetën 25-vjeçarja Rexhina Debrova , një orë pas lindjes.
Në reagimin e parë qendra spitalore e Elbasanit tha se Rexhina Debrova pësoi një komplikacion të rëndë, të ashtuquajtur infarkt mushkërie.
Ndërkohë priten edhe rezultatet e autopsisë për shkakun zyrtar të vdekjes.
Familjarët akuzojnë mjekët për neglizhencë.
Familjarët disponojnë një video ku Rexhina shfaq komplikacionet e thotë: “Nuk po mbushem dot me frymë”.
“Doktorët vazhdojnë të qetë, vijnë na lajmërojnë neve që: Shkoi çdo gjë shumë mirë, goca është shumë mirë, pastaj dalin e thonë, pas tre orësh torturë neve, “S’mundi të jetonte!” Pse? Sepse mjeku anestezist i ka bërë gjilpërën dhe është larguar nga salla e operacionit. Ndërkohë duhet të ishte prezent deri sa t’i dilte mpirja. Mjeku kardiolog i turnit nuk ka qenë prezent në sallë. Rexhina gëzonte shëndet të plotë dhe këtë e vërtetojnë analizat që ka bërë.” thote i vellai.