Berisha vazhdimisht ka bërë analizën e aktivitetit të faqes së tij në “Facebook” duke numëruar komentet, share-t dhe like-t. Por në një kohë kur edhe ‘likes’ mund të blihen, statistikat që shfaqen mund të jenë të manipulueshme.
Nëse i referohemi faqes “SocialBankers” që analizon të dhënat për faqet në “Facebook”, do të vërejmë disa fakte interesante për ndjekësit e Berishës dhe Ramës.
Nga statistikat del se Rama ka më shumë ndjekës nga Shqipëria: 380 mijë të tillë. Ndërsa Berisha ka rreth 355 mijë.
Rama përveç Shqipërisë numrin më të lartë të ndjekësve e ka në Itali (37 mijë), më pas Greqia me 36 mijë, Serbia me 33 mijë dhe Maqedonia me 21 mijë.
Kurse Berisha pas Shqipërisë numrin më të madh të ndjekësve e ka nga Serbia (117 mijë). Më pas Maqedonia me 52 mijë, Italia me 32 mijë dhe Kosova me 28 mijë.
Përfundimi i këtyre të dhënave është se Berisha pëlqehet më shumë nga shqiptarët e trojeve jashtë kufirit, ndërsa Rama pëlqehet më shumë nga emigrantët.