“Unë besoj se të dy vendet janë duke shkuar në drejtimin e duhur, por unë do të doja të shoh se gjërat do të lëviznin edhe më shpejt. Në një përpjekje për të përmbushur standardet e Bashkimit Evropian (BE), në Shqipëri, unë i inkurajoj të dyja palët – qeverinë dhe opozitën për të punuar së bashku në çështjet që i bashkojnë të gjithë shqiptarët. Tani që Shqipëria, ka mbajtur zgjedhje të lira dhe të ndershme, unë shpresoj se i është hapur një shteg për anëtarësimin e saj në BE, që do të jetë i shpejtë dhe i qartë. Për Kosovën, ka pasur progres, edhe pse i ngadalshëm. Kosova përballet me pengesa të ndryshme nga ndonjë prej fqinjëve të saj”, theksoi kongresmeni Engel.
Ai është ndaluar edhe në zhvillimet e brendshme politike në Shqipëri dhe dështimin e radhës për mosmarrjen e statusit të vendit kandidat në BE.
“Unë jam duke parë se ka një përparim të pabesueshëm që Shqipëria ka bërë në ndërtimin e një demokracie të fortë që nga rënia e komunizmit. Megjithatë, Shqipëria, ende përballet me sfida të mëdha që kërkojnë bashkëpunim dhe vëmendje nga të gjitha partitë në vend”, tha kongresmeni demokrat Eliot Engel për INA.