Elbasan, 3 të arrestuar për pedofili

62

Një 22-vjeçar është arrestuar nga policia e Elbasanit pasi akuzohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një të mitur.

Burime zyrtare të policisë bëjnë me dije se është arrestuar shtetasi Bajram Qosja nga fshati Shalës pasi akuzohet se në mënyrë të vazhdueshme ka kryer marrëdhenie seksuale me të miturën me inicialet D.D, 13 vjeçe, banuese në fshatin Thanasaj, Komuna Dushk në Lushnje.

Gjithashtu, po sot, rreth orëve të para të mengjesit, nga ana e shërbimeve të Komisaritit të  Policisë Librazhd, u bë i mundur ndalimi i shtetasve Elton Alla 29 vjeç dhe Kodhel Hoxha 30 vjeç pasi në muajt Maj-Prill të vitit 2012, kanë kryer marrëdhënie seksuale me shtetasen E.K, 16 vjeçe banuese në fshatin Rashtan në Prrenjas.

Gjithashtu është arrestuar edhe vëllai i të miturës, 34-vjeçari Ylli Kllogjeri, i cili pasi është informuar nga e motra se dy të arrestuarit kishin kryer marrëdhënie seksuale me të, ka lidhur dhe më pas e ka futur në automjetin e tij, shtetasin Kodhel Hoxha.

Ndërkohë materialet në ngarkim të të arrestuarve iu kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprat penale “Marrëdhënie seksuale me të mitur, dhe heqje të paligjshme të lirisë”.