Qeveria ka vendosur të simulojë rënien në peshë të personave, duke i shpërblyer ato me ar. Për çdo kilogram të humbur brenda një muaji, ato do të shpërblehen me 1 gram ari.
Një gram ar, kushton përafërsisht 45 dollarë amerikan, ndërkohë që humbja minimale e peshës trupore duhet të jetë të paktën 2 kilogramë.
Mediat lokale transmetojnë deklaratën e Husein Lutah, nga Ministria e Shëndetësisë, se nuk ekziston limit (kufizim) në humbjen e kilogramëve.
“E vetmja gjë që nevojitet është që qytetarët të paraqiten, për t’iu matur pesha”, tha ai.
Edhe në vendet e tjera të Gjirit Arab autoritetet kanë shfaqur shqetësim për shkak të përdorimit gjithnjë e më shumë të ushqimit të shpejtë të pashëndetshëm dhe mungesës së ushtrimeve fizike.