Njoftimi i plotë i “CEZ Shpërndarje”:
CEZ Shpërndarje ka aprovuar kërkesën e OST-së për punime remonti. Për arsye sigurie është kërkuar stakimi i përkohshëm i energjisë elektrike në objektet ku do të kryhen punimet.
Në dt. 26/02/2014 nga ora 00:30 deri në orën 05:30 do të stakohet linja 110 kV Tirana 1 – Qendër.
Drejtoria Rajonale Tiranë në këtë interval kohor do të marrë masa për t’i furnizuar fidrat e N/Stacionit Qendër nga fidrat e N/Stacioneve Selitë dhe Traktora.
Fidri që ngelet pa energji është Fidri L-5 për dt. 26/02/2014 nga ora 00:30 deri në orën 05:30. Shkëputje të përkohshme të furnizimit me energji elektrike gjatë këtyre orëve do të kenë zonat: Rruga e Durrësit, Rr. “Ded Gjoluli”, Rr. “Mihal Duri”, Rr. “Pjetër Bogdani”, Rr. “Vëllezërit Manastirlliu”, Rr. “Naim Frashëri”.