Lumturie Selimaj, nënë e dy fëmijëve ndërroi jetë si pasojë e plagëve të rënda që kishte marrë në kokë pas 3 ditësh në gjendje kome.
Ngjarja e rëndë u shënua ditën e mërkurë ku 49-vjeçari Gëzim Selimaj nga fshati Alikokë i Vlorës gjatë një konflikti në familje për motive të dobëta goditi me sende të forta bashkëshorten e tij.
Menjëherë policia bëri të mundur arrestimin e 49-vjeçarit Gëzim Selimi për veprën penale “Vrasje me dashje”.