Dhuna, Policia e Shtetit pezullon dy punonjësit

59

POLICIA_TIRANEPolicia e Shtetit, pas publikimit të videos, ku dy punonjës policie ushtrojnë dhënë ndaj disatë miturve, ka bërë pezullimin e tyre nga detyra për veprime të kundërligjshme.

Ndaj këtyre dy punonjësve nga Drejtoria e Standardeve Profesionale pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit ka filluar ecuria disiplinore për shkeljet e kryera prej tyre gjatë ushtrimit të detyrës.

“Policia e Shtetit garanton opinionin publik se si një institucion në shërbim të qytetarëve dhe në mbrojtje të lirive dhe të drejtave të tyre, nuk do të tolerojë asnjë shkelje apo abuzim të kryer nga ana e punonjësve të Policisë së Shtetit gjatë përmbushjes së detyrës”, thuhet në komunikatën e Policisë së Shtetit.

Policia e Shtetit fton qytetarët, që në rast konstatimi të sjelljeve të tilla, që bien ndesh me misionin e Policisë së Shtetit, t’i denoncojnë ato.  “Policia e Shtetit është e vendosur të përmbushë misionin e saj në respekt të plotë të ligjit dhe duke mbrojtur liritë dhe të drejtat themelore të qytetarëve dhe asnjë veprim i punonjësve të policisë, që është në kundërshtim me ligjin dhe misionin e Policisë së Shtetit nuk do të tolerohet, por menjëherë ndaj përgjegjësve do të merren masat e parashikuara në ligj.”