Deputeti i PR-së, Luan Duzha kalon me LSI-në

112

downloadDeputeti i Partisë Republikane, Luan Duzha i është bashkuar grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim. Me këtë lëvizje, grupi parlamentar i LSI-së shkon në 18 deputetë, ndërsa grupi i Republikanëve reduktohet në gjashtë të tillë. Duzha ishte kandidat i PR-së në qarkun e Elbasanit. Ai ka mbajtur më parë detyrën e kreut të Drejtorisë së Pyjeve për Elbasanin. Republikanët afruan në grupin e tyre dy deputetë të Partisë Demokratike, Bedri Hoxhën dhe Gjovalin Kadelin, duke e çuar numrin e deputetëve të grupit në shtatë.

Kalimi i këtyre dy deputetëve të PD-së duket se është fiktivë, dhe tashmë me kalimin e Duzhës tek LSI kuptohet se është bërë për të parandaluar shpërbërjen e grupit. Kjo pasi rregullorja lejon formimin e grupit parlamentar mbi grupime mbi 5 deputetë.