Delvinë, “maskat” dhunojë dhe grabisin dy të moshuar

56

policiaDy të moshuar janë bërë pre e grabitjes me dhunë mbrëmjen e djeshme, në fshatin Velahovë të komunës Mesopotan, në rrethin e Delvinës.

Ngjarja e rëndë është shënuar mbrëmë, kur dy persona të maskuar kanë hyrë në banesën e familjes Voli dhe nën kërkesën për para, kanë goditur me sende të forta 2 të moshuarit.

Aktualisht, dy të moshuarit, Konstandin Voli 87 vjeç dhe Vasiliqi Voli 82 vjeçe, ndodhen në spitalin e Sarandës jashtë rrezikut për jetën.

Sipas policisë së Sarandës, personat e maskuar kanë grabitur sende me vlerë.

Ende nuk janë identifikuar autorët e ngjarjes, ndërkohë policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për kapjen e autorëve.

 Kjo është grabitja e dytë brenda 7 ditësh në zonën minoritare.

Një javë më parë, në fshatin Rumanxa u krye një tjetër grabitje dhe autorët e ngjarjes ende nuk janë arrestuar.