De La Reij: Brenda këtij viti merrni statusin

65

dela reiDe La Reij shprehu dje besimin e tij se Shqipëria do të marrë statusin kandidat brenda 2014-ës. De La Reij, i pranishëm në një tryezë mbi integrimin e Shqipërisë në BE, theksoi se marrja e statusit nga ana e Shqipërisë është i mundur brenda 2014-ës. Sipas De La Reij, Holanda është mjaft strikte sa i takon politikave të zgjerimit.

“Ne jemi të vëmendshëm për të zbatuar plotësisht konventën e Kopenhagenit mbi kushtet që një vend duhet të plotësojë për të qenë pjesë e BE-së, si stabiliteti politik, lufta ndaj korrupsionit, lufta ndaj fenomeneve nacionaliste, si dhe përshtatja e politikave monetare. Shqipëria veç kushteve që dihen, duhet të përballet dhe me fenomenet të tilla si nacionalizmi”, tha ai. Sa i takon çështjes krizës së Ukrainës, ambasadori De La Reij, garantoi se Bashkimi Europian nuk i ngatërron detyrat e tij. “Shqipëria ka vendin e saj, Ukraina të sajin, problemi i Ukrainës nuk ndikon në shpejtësinë e integrimit tuaj. Jeni ju që keni në dorë fatin tuaj”, përfundoi ai.